Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Skënderbeu ‘përmbys’ Flamurtarin dhe kalon në finale

Skënderbeu ka përmbysur humbjen minimale në takimin e parë në Korçë, teksa mposhti Flamurtarin në Vlorë me rezultatin 0-2, duke siguruar kualifikimin për në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Vetëm pak ditë pas asaj fitoreje në kampionat, korçarët tregojnë forcën edhe në Kupë, teksa siguruan kualifikimin falë dy golave të shënuar në harkun kohor të dy minutave, 59’ dhe 61’.

Pjesa e parë ishte mjaft e luftuar dhe e barabartë për të dy skuadrat, ku Flamurtari tentoi të mbajë larg kundërshtarin dhe të dalë me kundërsulme ëpr të shënuar golin e ‘Knock out-it’, por nuk ia doli.

Në pjesën e dytë korçarët shtuan presionin dhe arritën të gjejnë golin e avantazhit në minutën e 59’, kur Gavazaj shpërtheu në krahun e djathtë dhe shërbeu për Sowe në zonë, me sulmuesin nga Gambia që goditi bukur dhe dërgoi topin në rrjetë.

Goli tronditi vendasit që u shthurën dhe vetëm dy minuta më pas, Nimaga mori një top mbi vijën e 16 metrave, ku i pashqetësuar goditi në trekëndëshin e portës dhe shënoi golin e dytë, që njëkohësisht ishte edhe ai i kualifikimit.

Në minutat në vijim, Flamurtari humb orientimin në fushë dhe kërkon golin në mënyrë shumë të çrregullt, duke bërë që të humbë shumë topa të rrëzikshëm ,që munda ta bënin edhe më të thellë rezultatin.

As ndryshimet e trajnerit Duro nuk arritën të japin rezultat, pasi skuadra kuqezi vijoi të luajë pa organizim dhe golin e kërkonte vetëm nëpërmjet inkursioneve personale të Danilo Alvesit, por edhe sulmuesit të ardhur nga Lazio, Tounkara.

Me rezultatin 0-2 erdhi edhe vërshëllima e trefishtë e arbitrit kryesor, ndërsa Skënderbeu siguron kualifikimin për në finalen e Kupës së Shqipërisë, trofe që do ta diskutojë me skuadrën e Laçit, që më herët eliminoi Kukësin.

Nga ana tjetër, Flamurtari vijon momentin negativ, teksa tashmë do t’i duhet të ‘djersijë’ shumë për të siguruar kualifikimin për në kompeticionet europiane, nëpërmjet kampionatit, për të mos çuar dëm një sezon të nisur në mënyrë mjaft të mirë.

Reginaldo i përgjigjet Gurit, Laçi bën mrekullinë dhe siguron finalen

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...