Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Skënderbeu “përmbys” Laçin, Partizani “e bën sefte”, Vllaznia merr një pikë në Ballsh

U ndërtua rishtazi dhe mes shumë dilemash, por pas fitores “in extremis” në javën e parë përballë Flamurtarit, Skënderbeu arriti të befasojë sot në Laç, duke triumfuar me përmbysje me rezultatin 1-2.

Vendasit e Sulejman Starovës vinin pas humbjes me një ndeshje shumë të dobët në Shkodër ndaj Vllaznisë dhe e nisën vrullshëm takimin e sotëm, duke dominuar pjesën e parë dhe gjetur golin e avantazhit me anë të sulmuesit Kyrian Nëabueze.

Megjithatë korçarët ndryshuan shumë në lojën e tyre në pjesën e dytë dhe arritën të rikthejnë baraspeshën në minutën e 48’, pas një goli mjaft të bukur të shënuar nga sulmuesi i talentuar Dejvi Bregu.

Të besuarit e Dajës nuk u mjaftuan me kaq dhe në minutën e 66’ arritën të gjejnë golin e avantazhit me anë të sulmuesit Otto John, i cili u aktivizua vetëm në pjesën e dytë të takimit, ndërsa rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të takimit.

Gjetën fitoren e parë në kampionat edhe kampionët në fuqi të Superiores, “të kuqtë” e Partizanit, që arritën të triumfojnë me rezultatin minimal 0-1 në Gjirokastër përballë Luftëtarit vendas.

Një gol i shënuar nga Bruno Telushi në minutën e 15’ të takimit, bëri që kryeqytetasit të dilnin me 3 pikë nga transferta gjirokastrite, ndonëse në letër kjo sfidë pritej të ishte shumë më e letër për “të kuqtë”.

Përfundoi në barazim pa gola sfida mes debutuesve të Superiores, Bylisit dhe Vllaznisë, rezultat ky që u shkon më shumë përshtat shkodranëve, që largohen me një pikë mjaft të vlefshme nga transferta mallakastriote.

Java e dytë e Kategorisë Superiore do të mbyllet mbrëmjen e sotme me sfidën mes Flamurtarit dhe Kukësit, që do të zhvillohet në Vlorë dhe do të transmetohet live në ekranin e Supersport 3.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...