Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Skënderbeu përmbys Tiranën, dëmtohet Bregu

Skënderbeu përmbysi 2-1 Tiranën në miqësoren e zhvilluar në Durrës, e para gjatë fazës përgatitore dimërore për të dyja skuadrat.

Nëse Orges Shehi hodhi nga minuta e parë në fushë formacionin më të mirë të mundshëm, Ardian Mema kishte bërë shumë ndryshime, duke u besuar disa elementëve të rinj.

Pikërisht njëri prej tyre, sulmuesi Muçi, zhbllokoi takimin që në fillim të pjesës së parë. Gjithsesi, kampionët në fuqi të Superiores arritën të përmbysnin shifrat në fraksionin e dytë me Ardit Hoxhajn dhe Oto John.

Në përfundim të pjesës së parë, Dejvi Bregu ka alarmuar stafin e Skënderbeut pas një dëmtimi të rëndë në shpatull. Ai është dërguar menjëherë për ekzaminime me të thelluara, për të kuptuar më saktë shkallën e dëmtimit dhe kohën që i duhet për të qenë sërish nën urdhrat e Shehit.

Me të njëjtin rezultat, 2-1, Teuta ka arritur të triumfojë ndaj Erzenit të Shijakut, ku golat për durrsakët u shënuan nga Progni dhe Vila.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...