Abissnet Superiore

Skënderbeu prezanton dy afrimet e reja, Frashëri dhe Alii shfaqen entuziastë!

Skënderbeu ka prezantuar dy afrimet e para të merkatos së janarit. Para ndeshjes ndaj Laçit kanë dalë para mediave mbrojtësi Erlis Frashëri që u rikthye te korçarët pas shumë viteve duke mbyllur eksperiencën në Kosovë me Drenicën por edhe mesfushori 20-vjeçar Ramin Aliii, që vjen nga Shkupi. Frashëri u shpreh shumë i lumtur që është bërë sërish pjesë e Skënderbeut.

“Rikthim pas shumë vitesh te Skënderbeu, erdha te shtëpia ime, te qyteti im i dashur. Ne e dimë se Skënderbeu është një ekip i madh në Shqipëri. Erdha të jap më të mirën time dhe ta çojmë Skënderbeun sa më lart.Jam ambientuar shumë mirë me ekipin. Shoh djem të rinj që luajnë me shpirt. Nuk mund të them se Skënderbeu do të jetë për mbijetesë, ne i dimë vlerat e ekipit dhe të lojtarëve që kemi dhe do të japim maksimumin”, theksoi Erlis Frashëri.

Entuziast për këtë aventurë të re u shfaq edhe mesfushori Ramin Alii.

“Unë kam qenë te të rinjtë e Shkëndijës dhe më pas te klubi i Shkupit, ku kam luajtur edhe disa ndeshje. Tani mendoj se për një të ardhme më të mirë të firmos për Skënderbeun. Shpresoj të eci mirë. Kam nënshkruar kontratë dy vjeçare dhe pastaj të shohim. Unë luaj si mesfushor, me këmbën e majtë, në të gjithë pozicionet e mesfushës. U binda nga projekti. Kam parë se luajnë me lojtarë të rinj dhe mendoj se mund të bëj diçka këtu”, nënvizoi mesfushori i talentuar Ramin Aliii.

 

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency