Klubi i Skënderbeut ka zyrtarizuar mbrëmjen e kësaj të hënë katër afrimet e para të mërkatos dimërore. Në njoftimin e skuadrës korçare jepen emrat e lojtarëve që janë vënë menjëherë nën urdhrat e Ahmatajt:
“Skënderbeu prezanton 4 afrimet e para në merkaton e Janarit. Vangjel Zguro, Agbodzie Abbey (21 vjeç, qëndërmbrojtës), Melos Bajrami (18 vjeç, mesfushor) dhe Leard Sadriu (19 vjeç, Mbrojtës) janë zyrtarisht futbollistë bardhekuq.
4 futbollistët e rinj bardhekuq janë bashkuar me ekipin në stëvitje dhe janë në dispozicion të trajnerit Julian Ahmataj.”
