Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Skënderbeu rikthehet te fitorja, mposht në transfertë Apoloninë

Pas dy barazimeve dhe një disfate, Skënderbeu rikthehet te suksesi në Kategorinë e Parë. Në premierën e trajnerit Ivan Gvozdenovic, korçarët ia dolën të triumfonin me rezultatin 0-1 në transfertë ndaj Apolonisë, teksa edhe te fierakët debutoi trajneri Veljko Dovedan. Goli vendimtar i ndeshjes u realizua në minutën e 54-të nga ana e Gresild Likës teksa korçarët ruajtën deri në fund avantazhin.

Pas këtij trepikëshi, Skënderbeu ngjitet në vendin e katërt me 16 pikë, një pikë më pak se Korabi i vendit të tretë ndërsa në krye janë të shkëputura Dinamo me Flamurtarin, pesë pikë më shumë se bardhekuqtë.

Ndërkohë, Apolonia vijon periudhën periudhën negative teksa fierakët nuk regjistrojnë një fitore prej datës 1 tetor kur mposhtnin në shtëpi Lushnjen me rezultatin 3-0 teksa skuadra tashmë renditet në vendin e 11-të me vetëm 9 pikë pas 10 ndeshjesh.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...