Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Skënderbeu “i nxjerr dufin” Kastriotit, Tirana fut në krizë Teutën

Rezultatet e javës së 29-të ë Kategorisë Superiore duket se do të jenë përcaktuese edhe për verdiktet përfundimtare të sezoni. Kështu, fitorja e Flamurtarit ndaj Kukësit i “siguron” në njëfarë mënyrë titullin Partizanit, ndërsa rezultatet në dy sfidat përmbyllëse të javës ia bëjnë shumë më të vështirë Kastriotit qëndrimin në elitë.

Skënderbeu fitoi thellë 4-0 me krutanët, ndërsa Tirana mori tri pikë me shumë vlerë për mbijetesën në “Niko Dovana”, pasi iu imponua 1-3 Teutës, e cila duket se ka humbur busullën në këtë pjesë të fundit të sezonit.

Në Korçë vendasit kishin “hesape” për të larë, ndaj japin më të mirën në fushë për të fituar. Në minutën e 15-të shënoi Gjergji Muzaka, por “tërbimi” i bardhekuqve do të shfaqej në fraksionin e dytë, ku e gjetën rrugën e rrjetës Oto John dhe dy herë Krasniqi.

Ndërkohë, në “Niko Dovana” Tirana gjeti një Teutë të lodhur, të cilën e ndëshkoi me Oduamadin në fund të pjesës së parë, Camara barazoi përkohësisht në të 72-ën, por Edon Hasani dhe Karabeci vunë në kasafortë suksesin, duke vulosur rezultatin përfundimtar 1-3.

Tirana me këtë sukses  krijon një distancë prej 6 pikësh me Kastriotin, çka i jep mundësi t’i luajë pa presion ndeshjet e ardhshme, për të mos krijuar ndonjë situatë tjetër kompromentuese për qëndrimin në Superiore.

Flamurtari asist Partizanit, Kukësi i thotë lamtumirë titullit, fitore mbijetese për Luftëtarin

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...