Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Skënderbeu synon shkëputjen, Luftëtari kërkon surprizën

Java e tetë e Kategorisë Superiore zbret në fushë sot kryesuesit e Skënderbeut, që synojnë të regjistrojnë një tjetër fitore për të shkuar të qetë të enjten drejt transfertës së Beogradit. Luftëtari, në krizë rezultatesh, pas tri humbjeve rresht, viziton Korçën në orën 17:00, në një fushë ku sezonin e shkuar nuk arriti të dilte me pikë. Një duel delikat për të dyja skuadrat, por me Skënderbeun dukshëm të favorizuar, për shkak të momentit që po kalon. 5 fitore rresht dhe vendi i parë për korçarët janë pasqyrë e sezonit fantastik të skuadrës së Ilir Dajës, që nuk e ka reflektuar ende lodhjen e kalendarit të ngjeshur. Gjithsesi, në këtë sfidë trajneri kryeqytetas mund të propozojë disa risi, pasi për dy ndeshje radhazi hodhi në fushë pothuajse të njëjtin formacion, me përjashtim të të dëmtuarit Radas, që rikthehet në dispozicion. Risia më e madhe në mesfushë mund të jetë blerja e verës, Donjet Shkodra, ndërsa në sulm Daja mbetet fanatik i treshes Taku-Xhejms-Sowe. Dy afrikanët kanë dhënë shenja se bashkëpunimi mes tyre ka nisur të fundksionojë dhe fizikisht janë në formën më të mirë, ashtu si Taku, që me golin e barazimit të përkohshëm të shënuar në Durrës, i dha një stimul më shumë skuadrës korçare në pjesën e dytë. Në kampin gjirokastrit, Hasan Lika është i detyruar të eksperimentojë në majën e sulmit, ku njëri mes Rocës dhe Abazajt mund të zhvendoset në qendër, por nuk përjashtojet edhe mundësia që skuadra zikaltër të luajë pa një qendërsulues të deklaruar. Diferencat në klasifikim mes dy skuadrave janë të mëdha, ashtu si edhe gjendja psikologjike. Luftëtari me 5 pikë mban vendin e parafundit dhe një tjetër humbje në Korçë mund ta fundosë moralisht ekipin nga Qyteti i Gurtë, prandaj për Skënderbeun ky mund të rezultojë një test vërtetë delikat.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...