Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Skënderbeu-Teuta, sfida që nuk ka një skuadër favorite!

Skënderbeu i  vitit 2020: 4 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje, shifra që të krijojnë idenë se po analizohet ai ekip që në periudhën 2010-2018 e dominoi në shumë drejtime futbollin shqiptar, ai ekip nuk është më por gjtihsesi Skënderbeu i 2020-ës është për t’u respektuar dhe gabimin e madh e bën ai që i nënvlerëson. Korçarët vijnë nga një barazim kundër Tiranës dhe bonusin psikologjik do të kërkojnë ta përdorin edhe ndaj Teutës këtë të shtunë në orën 17:00. Lajmi më i mirë është përfundimi i dënimit të Bajram Jashanicës. Qëndërmbrojtësi i cili nuk luan nga Prilli i 2018-ës për shkak të pezullimit të marrë nga Uefa për shkak të përdorimit të substancave të ndaluara, substanca që nuk u përdorën për të përmirësuar performacnën sportive por për shkak të një alergjie, tashmë do të ketë sërish mundësinë të zbresë në fushë, megjithëse është konfirmuar prania e tij vetëm për sfidën e ardhshme ndaj Vllaznisë.

Ndërkohë “djemtë e detit” pas nisjes negative që i bën 2020-ës , kanë rigjetur rrugën e duhur duke thyer 3-1 Vllazninë. Mungesa kresore e Edi Martinit mbetet ajo e Renato Arapit, kapiteni ende po vuan nga një shqetësim muskulor. Këtë sezon ekulibri është i plotë Skënderbeu 1 fitore me rezultatin 1-0, Teuta po ashtu një firore me të njëjtat shifra në Durrës. Një sfidë që nuk ka favorit..

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...