Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Skënderbeu thyen Partizanin, Sowe vendimtar

Supersfida e javës së tretë në Kategorinë Superiore është mbyllur me fitoren e pastër 2-0 të Skënderbeut. Sowe është zhbllokuar në ndeshjen më të rëndësishme në kategorinë Superiore, duke shënuar golin e avantazhit, ndërsa në fund realizoi edhe Lilaj nga pika e bardhë e penalltisë.

Skënderbeu ka dominuar totalisht supersfidën, duke krijuar shumë raste për shënim, ku në 45 minutat e para mund të veçohet një rast fantastik i Enis Gavazajt, i cili tregoi klasin e tij të lartë, por shtylla i mohon golin.

Ndërkohë në pjesën e dytë, skuadra e Ilir Dajës i shtoi sulmet në drejtim të portës së Alban Hoxhës dhe gjeti golin në minutën e 65 me Sowe, pas një asistimi nga Vangjeli.

Partizani nuk mundi të reagonte thuajse për asnjë moment, ndërsa korçarët vazhduan të dominojnë në minutat e mbetura. Katër minuta para fundit, Lilaj shënoi edhe golin e sigurisë me 11-metërsh.

Një fitore mëse e merituar për korçarët për atë që treguan në fushën e lojës, ndërsa Partizani vazhdon të mos fitojë, duke mbetur me vetëm 1 pik, pas 3 ndeshjeve të luajtuara. Skënderbeu merrr kryesimin e përkohshëm me 7 pikë.

Lajme të tjera

Francë

Historia mes Paris Saint-Germain dhe Kylian Mbappe duket se ka marrë fund njëherë e përgjithmonë. Trajneri Luis Enrique, vendosi ta zëvendësonte sulmuesin në minutën...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Featured

Rey Manaj është duke kaluar një nga momentet e tij më të mira bë karrierë. Sulmuesi shqiptar ka gjetur këtë të dielë golin e...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...