Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Skënderbeu-Kukësi i besohet Kridens Metës, do të ketë arbitra pas porte

Sektori i Arbitrimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar trupën e arbitrave që do të gjykojnë sfidën e kësaj të enjteje në në Korçë të vlefshme për javën e shtatë të Kategorisë Superiore, mes skuadrës së Skënderbeut dhe Kukësit. Kjo përballje është vlerësuar nga sektori përkatës që të arbitrohet, përvec treshes kryesore, edhe me dy arbitrat e vijës fundore. Kështu, ky takim i është besuar si kryesor, arbitrit të Kolegjiumit të Tiranës, Kridens Meta, me asistent të parë Denis Rexhën dhe asistent të dytë Dojando Myftarin. Ndërsa arbitri i parë i linjës do të jetë ndërkombëtari Enea Jorgji, dhe arbitri i dytë i linjës, Olsi Sokoli, teksa arbitër i katërt është caktuar Ermal Barushi.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...