Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

Skitë shqiptare, event historik në Kronoplatz

Federata Shqiptare e skive, organizon në datat 20 dhe 21 dhjetor kampionatin kombëtar të skive. Një aktivitet ky që organizohet sipas standarteve ndërkombëtare, në formatin e një takimi ndërkombëtar të skive, ku do të marrin pjesë rreth 200 sportistë nga 40 vende të botës.

Kampionati do të zhvillohet në Kronoplatz, në Dolomitet italiane, një ndër destinacionet më të preferuara për sportet dimërore, dhe pjesëmarrësit po sipas standarteve ndërkombëtare do të garojnë në të dy disiplinat, slallomin dhe slallomin gjigand.

Do të jenë 6 atletet shqiptarë që do të garojnë në këtë kompeticion, me synimin për të mbajtur lart flamurin kuqezi në një disiplinë që në të vërtetë nuk ka qenë ndër më të spikaturat në sportin shqiptar, por që kohët e fundit falë impenjimit të Federatës Shqiptare të Skive po zhvillohet së tepërmi, duke tentuar në këtë mënyrë që edhe Shqipëria të zërë një vend dinjitoz në hartën botërore të skive.

Kompeticioni premton rivalitet dhe emocione të veçanta, ndërkohë që të rejat më të fundit të tij do të keni mundësinë t’i ndiqni nëpërmjet kronikave informative në Sport Neës, ndërsa në faqen “Supersport.al” do të keni mundësinë të njiheni në kohë reale me zhvillimet e një takimi historik për sportet dimërore, ku zëri i Shqipërisë sa vjen e bëhet më i fortë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...