Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Skriniar nuk fshihet më: Po, kam firmosur për PSG-në

Skriniar
Skriniar

“Po, kam firmosur me Paris Saint Germain. Për momentin nuk mund të them asgjë më shumë. Jam duke pritur një marrëveshje mes klubeve”.
Këto janë fjalët e Milan Skriniar ,mbrojtësit sllovak të Interit, që është prononcuar për herë të parë për të ardhmen e tij, duke zbuluar se me zikaltrit i ka orët e numëruara.

Mbrojtësi sllovak është te Interi prej më shumë se 5 vitesh, por refuzoi ofertën për të rinovuar kontratën që i skadon në qershor dhe në fillim të këtij muaji zgjodhi të firmosë me gjigantët francezë të PSG-së.

Ndonëse në media ishte aluduar prej kohësh një marrëveshje, më në fund ka folur edhe vetë mbrojtësi, që me këto fjalë duket se i bën presion Interit të pranojë ofertën e PSG-së dhe ta lërë të lirë që në janar.

Deri tani në zyrat zikaltër ka ardhur vetëm një ofertë prej 15 milionë eurosh për kartonin e mbrojtësit, ndërsa te Interi këmbëngulin të arkëtojnë të paktën 20, ose në të kundërt do ta mbajnë futbollistin në Milano deri në qershor.

Mbetet të shihet si do të ecin negociatat në dy ditët e ardhshme, që janë edhe afati i fundit për të kompletuar transferimet e muajit janar, pasi nëse palët nuk gjejnë një marrëveshje, atëherë Skriniar do të duhet të qëndrojë në Milano deri në fund të sezonit, në një ambient me të cilin është thyer raporti tashmë.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...