Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Skriniar: Punojmë për objektiva madhorë, me 3 mbrojtës mund të bëjmë mirë

Milan Skriniar ka folur nga Lugano, ku Interi po kryen përgatitjet e para verore, nën drejtimin e një trajneri të ri tashmë, siç është Antonio Conte. Sllovaku ka folur me superlativa për Conten, ndërsa ka theksuar se skuadra duhet të punojë fort, për të synuar objektiva madhorë.

Keni ardhur para të gjithëve në grumbullim. A jeni gati për një tjetër sezon?
Po jam gati. Nuk kam ardhur para të gjithëve, por njëkohësisht me Handanoviç. Kemi shumë dëshirë për t’u përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme.

Shumë mendojnë se duhet të mbash shiritin e kapitenit, pas Handanoviç. Do të të pëlqente?
Në të ardhmen po, por tani nuk mendoj për atë. Kemi një trajner të ri dhe ne duhet të punojmë shumë e të përmirësohemi.

Keni refuzuar edhe oferta të rëndësishme ekonomikisht, për të qëndruar te Interi…
E kam thënë gjithmonë që dua të qëndroj këtu dhe jam i lumtur që rinovova dhe do të vazhdoj me Interin.

Çfarë të ka surprizuar te Conte?
Po punojmë fort dhe kështu duhet të jetë në fakt, për t’u përmirësuar sa më shpejt. Duhet të jemi të vëmendshëm, sidomos kur flasim për taktikën dhe bëjmë ushtrime. Conte dihej që është një profesionist i madh dhe e shfaqi këtë që në ditën e parë.

Si ndehesh me mbrojtjen me 3? Më mirë në të djathtë, apo në të majtë?
Për disa ndeshje, kemi luajtur me 3 edhe sezonin e kaluar, por këtë herë është ndryshe,. Mendoj se mund të bëjmë shumë mirë, nëse punojmë shumë dhe përqendrohemi. Unë kam luajtur si në të majtë edhe në të djathtë, por mund të luaj edhe në qendër.

Çfarë duhet bërë për t’i rritur akoma më shumë dhe për të synuar kampionatin?
Duhet të punojmë shumë dhe me Conten po bëjmë pikërisht këtë. Një përgatitje e mirë nxjerr në pah edhe rezultatet në fushë

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...