Serie A

Skriniar qetëson tifozët zikaltër: Nuk shkoj te Barcelona

Milan Skriniar ishte afrimi i parë zyrtar në merkaton e kësaj vere për Interin, por emri i tij u pa me skepticizëm nga ana e tifozërisë zikaltër. Pavarësisht kësaj, sllovaku arriti që të shndërrohet në një lojtar kyç për mbrojtjen e Spallettit dhe të fitojë zemrat e tifozërisë.

Paraqitjet e tij të mira nuk kanë kaluar pa u vënë re as nga klubet e mëdha europiane, që po tentojnë t’i rrëmbejnë Interit yllin e prapavijës. Së fundi kanë qenë mediat spanjolle, që kanë raportuar për një interesim konkret të Barcelonës, për të marrë shërbimet e Skriniar-it, ndoshta që në merkaton e janarit.

Gjithsesi drejtuesit zikaltër kanë reaguar, duke premtuar se asnjë lojtar nuk do të largohet nga Interi dhe për më tepër në janar. Pas drejtuesve ka qenë edhe vetë mbrojtësi sllovak që ka qetësuar tifozërinë zikaltër, teksa është shprehur se ndihet mirë te Interi dhe nuk ka ndërmend të lëvizë.

“Barcelona është Barcelona, por unë ndihem mirë te Interi dhe jam i lumtur për zgjedhjen e bërë. Me Spallettin po rritemi shumë dhe po dhurojmë paraqitje të mira”, tha Skriniar.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency