Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Skuadra e momentit, tri ndeshjet e radhës përcaktojnë fatin e Kukësit

Kukësi është skuadra më në formë e momentit në Superiore, me të besuarit e Rrahman Hallaçit që kanë fituar katër nga pesë ndeshjet e fundit në kampionat. Verilindorët ia kanë dalë të largohen nga zona e rënies, e tashmë në mendje kanë nisur të kenë dhe zonën europiane.

Këtë edicion, diferencat mes skuadrave janë të vogla dhe tashmë ekipi kuksian e gjen vete pranë Europës. Verilindorët, jo vetëm që kanë arritur të marrin 12 nga 15 pikët e mundshme së fundmi, por kanë pësuar vetëm një gol në katër nga sfidat që kanë fituar, tregues se kanë korrigjuar shumëçka në prapavijë.

LEXO EDHE:

Përpara janë dy ndeshje delikate me Erzenin në transfertë dhe me Egnatian në shtëpi. Duele përcaktuese për fatin e objektivit të skuadrës së Kukësit. Në mes është dhe ndeshja e kthimit të Kupës së Shqipërisë me Teutën.

Kukësi vjen pas humbjes 2-0 në “Niko Dovana” dhe kërkon përmbysjen, mision që kanë nisur ta besojnë referuar rezultateve dhe lojës që prodhon ekipi i drejtuar nga Hallaçi.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Bundesliga

Çmenduri në Bundesliga 2, kampionat ku fati i zi vijon të ndjekë Hamburgun. Skuadra historike gjermane, fitoi 0-1 në Sandhauesen dhe ishte shumë afër...

Bundesliga

Joshua Kimmich e shijoi në maksimum titullin e fundit kampion. Bayern Munchen ia doli të siguronte trofeun më të rëndësishëm në Gjermani për të...