Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Skuadra e Ronaldos aktive në merkato, gjen portier në Argjentinë

Al Nassr mbetet aktiv në treg. Skuadra saudite, pjesë e së cilës është Cristiano Ronaldon, njoftoi këtë të martë rinovimin e mesfushorit 28-vjeçar Al-Sulayhem deri në vitin 2026, si dhe zyrtarizoi nënshkrimin e Agustín Rossit, portierit argjentinas 27-vjeçar.

Al Sulayhem është me skuadrën e Riadit që nga viti 2020 dhe ka luajtur 11 ndeshje këtë sezon, ku ka dhënë një asistim.

Agustín Rossi do të zëvendësojë Ospinën, i cili iu nënshtrua një operacioni pas thyerjes së një kocke në bërryl. Argjentinasi, i cili tashmë ka një marrëveshje për të qenë lojtar i Flamengos, duke filluar nga korriku, përforcon Al Nassr si huazim nga Boca Juniors.

 

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Kategoria Superiore

Në një lidhje direkte me emisionin “ELITE SHOW”, – çdo të hënë në SportNews (21:00) nën moderimin e Gjergji Stefës, drejtori sportiv i Skënderbeut,...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...