Kupa e Italisë

Skuadra e Serisë A eliminohet papritur nga Kupa e Italisë

Pas Veronës, një tjetër skuadër e Serisë A eliminohet papritur që në fazën 1/32 e Kupës së Italisë. Sassuolo mposhtet nga Modena në derbin emilian me rezultatin 3-2, duka u largua para kohe nga kompeticioni.

Një ndeshja e dominuar për pjesën më të madhe të kohës nga verdheblutë, që rezituan me të gjitha mënyrat në minutat e fundit për të “fluturuar” në fazën e 1/16-ave.

Falcinelli dhe Mosti kaluan në epërsi të dyfishtë Modenan, para se Berarrdi të ngushtonte diferencën në 2-1 me penallti në minutat shtesë të pjesës së parë. Në fraksionin e dytë Mosti realizoi sërish për verdheblutë, ndërsa Sassuolo u kundërpërgjigj me finalizimin e saktë të Ayhan, por vetëm kaq, e gjithë ndeshja u mbyll 3-2.

Kualifikohet në raundin tjetër Genoa, që triumfoi 3-2 ndaj Beneventos.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency