Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Skuadra e Wuhanit lë Spanjën: Jemi më të sigurt në qytetin tonë

Kur Koronavirusi shpërtheu në Wuhan të Kinës, skuadra e futbollit të këtij qyteti, Wuhan Zall ndodhej në Spanjë për të kryer fazën përgatitore, ndërsa për shkak të situatës së krijuar, drejtuesit vendosën ta mbajnë më gjatë ekipin në gadishullin iberik.

Gjatë kësaj kohe skuadra e Wuhan Zall u stërvit rregullisht në kuadër të përgatitjeve për kampionatin, ndërsa pati mundësi të ndjekë nga shkallët e “Santiago Bernabeut” edhe El Classicon e futbollit spanjoll, Real Madrit-Barcelona.

Megjithatë identifikimi i rasteve të para të të prekurve me koronavirus në Madrid dhe përhapja me shpejtësi e Covid-19 në Europë, ka bërë që skuadra kineze të vendosë rikthimin në Wuhan, ku e konsiderojnë më pak të rrezikshme situatën sesa në Madrid.

“Kemi vendosur të rikthehemi në Wuhan, ku situate është drejt vendosjes në kontroll të plotë, pasi këtu rrezikohet që situata të rëndohet dhe atë që shmangëm në Kinë, mund ta hasim në Europë”, deklaroi trajneri spanjoll i Wuhan Zall.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...