Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

“Skuadra është familje”, De Rossi: Lojtarët ma treguan çfarë atmosfere ishte në kohën e Mourinho

Trajneri i Romës, Daniele De Rossi foli në konferencë për shtyp para ndeshjes së të shtunës në kampionat ndaj Monzas në transfertë. Tekniku i kryeqytetasve theksoi se për të skuadra duhet të funksionojë si një familje e vërtetë ndërsa shtoi se lojtarët ia kanë treguar atmosferën që ishte në dhomat e zhveshjes në kohën e Jose Mourinhos.

Grupi i Romës- “Lojtarët ma kanë treguar atmosferën, por unë nuk e zbuloj, dua thjesht të bëj detyrën time. Këtë kam bërë edhe si kapiten në kohën kur isha lojtar. Megjithatë, roli ndryshon pasi kur je kapiten je shok i të gjithëve ndërsa si trajner duhet të ulësh edhe lojtarë në stol. Jemi duke shkuar në drejtimin e duhur për t’u bërë familje. Lojtarët duhet të jenë të lumtur që të vijnë në stërvitje.

Lexo edhe:

Ndryshim taktik për Dybalën? Nuk kam çfarë ndryshimi t’i bëj Dybalës, ai do të shënojë gola edhe sikur të luajmë me 5-5-0. Lukaku në dyshim? Këtu jemi të gjithë në dyshim, ashtu si edhe unë. Mua më pëlqen që kur futet lufton si i çmendur, edhe si lojtar nuk më pëlqenin lojtarët që nuk impenjoheshin kur vinin nga stoli”, u shpreh De Rossi.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...