Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Skuadra spanjolle në krizë/ “Rokadë” trajnerësh, i beson stolin një portugezi

Celta Vigo e ka nisur shumë keq këtë sezon në La Liga. Skuadra galiciane renditet në vendin e 16-të me 11 pikë të grumbulluara në 12 javë kampionat. Humbja e fundit në fushën e Almerias (2-1) ka rezultuar fatale për Eduardo Coudet.

Drejtuesit e klubit kanë shkarkuar 48-vjeçarin argjentinas, i cili qëndronte në stolin e Celta Vigo-s prej 12 nëntorit të vitit 2020, duke e drejtuar ekipin në 84 ndeshje. Vendin e tij në pankinë e ka zënë një trajner portugez.

I përzgjedhur i Celtas është Carlos Carvalhal. 56-vjeçari nga Braga ka një eksperiencë të madhe, pasi ka punuar në vendlindje, Turqi, Angli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Carvalhal ka firmosur deri në vitin 2024 me klubin iberik, ndërkohë që do të debutojë tek ekipi i ri në përballjen e fundjavës përballë Osasunës, sfidë që do të luhet në “Estadio de Balaidos”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...