Abissnet Superiore

Skuadrat rregullojnë “shënjestrën”, Superiorja me më shumë gola sesa sezoni i kaluar

Dy javë përpara fundit të kampionatit, “Abissnet Superiore” në këtë sezon ka njohur një rritje të lehtë të golave, krahasuar me edicionin e kaluar.

10 ndeshje nga mbyllja e sezonit 2021-2022, me pak verdikte të mbetura në lojë, skuadrat kanë rregulluar “shënjestrën”. Në sezonin e kaluar, në 180 ndeshje u shënuan 372 gola, me një mesatare 2 gola për ndeshje, ndërsa në këtë edicion dhe pse ka ende ndeshje për t’u zhvilluar, kjo mesatare është rritur.

375 gola në 170 ndeshje të luajtura për momentin dhe mesatarja njeh rritje duke shkuar në 2.2 gola për ndeshje dhe pse ende janë në lojë edhe dy javë. Tirana, kampione e Shqipërisë në këtë sezon, ka përmirësuar ndjeshëm “shënjestrën” dhe për momentin ka shënuar 20 gola më shumë se sezonin e kaluar, pasi “bardheblutë” e mbyllën me 41 finalizime sezonale kampionatin e kaluar.

Partizani, skuadra me sulmin më të mirë në vitin e kaluar, 53 gola, ka humbur disi terren, pasi për momentin numëron 44 gola. Në përgjithësi, ekipet këtë sezon janë përmirësuar, dikush më pak e dikush më shumë, ndërsa për momentin Vllaznia dhe Kukësi janë në ujërat e sezonit të kaluar. 9 finalizime më pak, sheh Skënderbeu në këtë edicion, që me mungesën e golit erdhi dhe rënia pas 13 sezonesh që luante në elitë.

Egnatia në rikthimin e saj pas 16 vitesh në “elitë” për momentin ka shënuar 28 gola, një shifër jo e kënaqshme ndoshta, por krahasuar me edicionin e kaluar ka bërë më mirë se Kastrioti, Bylisi dhe Apolonia, ndërsa Dinamo ishte zhgënjimi më i madh. Vetëm 18 gola të shënuar në 34 javë, jo vetëm sulmi më i dobët i këtij kampionati, por edhe një nga sulmet më të dobëta në kontinentin e vjetër sa i përket ligave kryesore.

Mesatarja e momentin 2.2 gola për ndeshje dhe me disa skuadra ende në lojë për objektivat sezonal, “Abissnet Superiore” premton ende gola në 10 ndeshjet e mbetura në këtë edicion.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency