Conference League

Skuadrat shqiptare njohin rivalët e turit të 3-të, Teuta ndaj Shamrock, Laçi përballë Anderlecht!

Skuadrat shqiptare që do të marrin pjesë në turin e dytë të Europa Conference League kanë njohur mesditën e kësaj të hëne kundërshtarët e tyre të ardhshëm në rast kualifikimi. Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti i turit të tretë të Conference League, short që i buzëqeshi më shumë Teutës së Edi Martinit kjo edhe për vetë faktin se durrsakët bëjnë pjesë në Champions Path dhe mund të përballen vetëm me skuadra kampione të vendeve të tyre që janë eliminuar nga Champions League. Në rast se kualifikohet përballë skuadrës nga Andorra Inter Escaldes, Teuta do të sfidojë në fazën tjetër irlandezët e Shamrock Rovers që ashtu si “djemtë e detit” u eliminuan në turin e parë të Championsit nga sllovakët e Slovan Bratislavës me rezultat të përgjithshëm 3-2 dhe me patën fat pasi ishin skuadra e përzgjedhur nga goglat për të kaluar automatikisht në turin e tretë të Conference League. Kampionët e Irlandës kanë marrë pjesë rregullisht gjatë këtyre viteve të fundit në kompeticionet europiane dhe një vit më parë u eliminuan nga Milani në turin e dytë të Europa League pasi u mposhtën me rezultatin 0-2. Ecurinë më të mirë në Europë Shamrock Rovers e ka patur në sezonin 2011-2012 kur u kualifikua në fazën e grupeve të Europa League por përballë kundërshtarëve si Tottenham Hotspur, Rubin Kazan dhe Paok i Selanikut nuk grumbulloi asnjë pikë. Short i pranueshëm për Partizanin që në rast se bën mrekullinë ndaj Baselit, në turin e tretë do të përballet me fituesen e çiftit Ujpest i Hunagarisë-Vaduz i Lihtenshtejnit.

I pafat Laçi që peshkoi një nga skuadrat më të vështira të mundshme që marrin pjesë në këtë raund të tretë të Conference League. Në rast se kurbinasit  do të eliminojnë rumunët e Universitateas së Craiovës do të përballen me gjigandët belgë të Anderlecht. Në rast kualifikimi, një sfidë e dyfishtë ndaj Anderlecht do të ishte historike për Laçin pasi në historinë e saj në kompeticionet europiane nuk është përballur kurrë me një klub me emër kaq të madh se belgët të cilët janë edhe një 1-herë fitues të Kupës UEFA. Short shumë i vështirë edhe për Vllazninë që nëse ja del të nxjerrë jashtë AEL Limassol do të përballet me fituesen e çiftit mes Qarabag të Azerbajxhanit dhe Ashdod të Izraelit, me azerët që janë favoritë. Qarabag në këto vitet e fundit është përballuar shpesh me skuadrat shqiptare teksa në Champions ka eliminuar si Partizanin ashtu edhe Kukësin.

Përsa i përket Prishtinës dhe Shkëndijës që u eliminuan gjithashtu në turin e parë të Champions League nëse kalojnë rivalët respektivë Connah’s Quay Nomads të Uellsit dhe Rigan e Letonisë do të përballen në raundin tjetër të Conference League, kampionët e Kosovës me fituesen e çiftit Valur(Islandë)-Bodo Glimt(Norvegji) ndërsa kampionët e Maqedonisë së Veriut me fituesen e Folgore(San Marino)-Hibernians(Maltë).  Drita nëse “çmendet” dhe eliminon holandezët e Feyenoord do të ketë përballë zviceranët e Luzern, ndërsa Shkupi nëse zhvillon ndeshjen e jetës ndaj portugezëve të Santa Claras do të sfidojë në turin e tretë fituesen e çiftit Olimpija Ljubljana(Slloveni)-Birkirkara(Maltë).

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency