Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

“Skuadrës në pushim i kujtova Romën”, Inzaghi: Këta lojtarë më emocionojnë shumë!

Inzaghi kërkon pesë sulmues për sezonin e ri, zbulohet emri i preferuar
Inzaghi kërkon pesë sulmues për sezonin e ri, zbulohet emri i preferuar

Inter arriti një fitore dramatike në minutat e fundit ndaj Udineses në transfertë teksa zikaltërit iu falën një goli të Davide Frattesit që fiksoi shifrat në 2-1 në favor të klubit nga Milano. Një trepikësh që e afron Interin gjithnjë e më shumë me titullin e 20 në histori teksa pas kësaj sfide, trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi theksoi se të besuarit e tij gabuan në pjesën e parë, por shtoi se për të e rëndësishme është që lojtarët japin gjithçka në fushë.

“Fituam një ndeshje shumë të rëndësishme për rrugëtimin tonë, në pjesën e parë bëmë disa gabime, por në pushim nuk iu bërtita djemve. Iu thashë vetëm të rrinin të qetë dhe të kujtonin ndeshjen ndaj Romës, se edhe kundër tyre ishim në disavantazh pjesën e parë dhe më e pas e përmbysëm.

Lexoni edhe:

I sigurova gjithashtu që kundërshtari kishte shpenzuar shumë energji dhe se në stol kishim shumë lojtarë të gatshëm për të na ndihmuar. U treguam të jashtëzakonshëm, 26 fitore në 31 ndeshje janë shumë domethënëse.

Nuk dua të bëj llogari, do t’i marrim ndeshjet një nga një, tani nap ret Cagliari. Mungojnë edhe tetë pikë në shtatë ndeshje për t’u shpallur kampion, ne do të vazhdojmë të punojmë me të gjithë grupin që ecën në të njëjtin drejtim.

Zëvendësuesit na ndihmuan shumë dhe kjo nuk është hera e parë, kur diçka e tillë ndodh do të thotë që skuadra ka shumë harmoni. Djemtë dhanë zemrën në fushë, më emcionojnë gjithmonë. Është diçka e veçantë t’i shohësh që japin gjithçka kur janë në vështirësi”, u shpreh Inzaghi.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Në konferencën e zakonshme për shtypin, Sylvinho, trajneri i kombëtares shqiptare, analizoi rrugëtimin e kuqezinjve në grupin B të Euro 2024. “Po, jam krenar...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...