Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Skualifikohet për Fiorentinën, Spalletti: Po krijohet një preçedent i rrezikshëm!

Interi do të ketë një mungesë të rëndësishme në sfidën ndaj Fiorentinës, pikërisht trajnerin Luciano Spalletti i cili nuk do t’i përcjellë skuadrës në fushë këshillat e tij nga stoli pasi gjykatësi sportiv e ka skualifikuar me një ndeshjen teknikun zikaltër. Sipas arsyetimit të gjykatësit sportiv në Itali, Spalletti ka polemizuar me gjyqtarin e 4-t në sfidën e fundjavës ndaj Sampdorias dhe duke qënë se kishte marrë paralajmërim, tashmë do t’i duhet të vuajë skualfikimin me një ndeshje. Interi ka bërë të ditur se do ta apelojë vendimin por tashmë pritet përgjigja përfundimtare e ligës italiane të futbollit. Ndërkohë në konferencën për shtyp përpara supersfidës së të martës që do t’i japë start javës së 6-të të Serie A, Spalletti u shpreh se i vjen keq për skualifikimin pasi nuk ka thënë asgjë që nuk duhet në drejtim të gjyqtarit të 4-t dhe me vendimin e gjykatësit sportiv po krijohet një preçedent i rrezikshëm. Për sfidën ndaj vjollcëve, Spalletti shtoi se Interi duhet të bëjë maksimumin për të marrë tre pikët. Për Icardin, trajneri shtoi se ai po e bën siç duhet punën e tij dhe golat do të vinë ndërsa thuri elozhe për Marcelo Brozovic duke deklaruar se kroati është një regjizor perfekt.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...