Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Sky Sport: Akord total mes Interit dhe Realit, Hakimi zyrtarizohet në fillim të javës

Sky Sport ishte e para që njoftoi dje arritjen e marrëveshjes mes Interit dhe Realit të Madridit, për transferimin në Milano të mbrojtësit maroken Achraf Hakimi, ndërsa sot ka zbuluar se janë dakordësuar të gjitha detajet e operacionit.

Sipas medias së njohur botërore, drejtuesit zikaltër dhe ata madrilenë kanë zhvilluar një video-telefonatë në orët e pasdites së sotme, ku kanë përcaktuar të gjitha detajet e transferimit, që do të kryhet mbi bazën e 40 milionë eurove, plus 5 të tjera në formë bonusi.

Tani palët kanë zgjidhur të gjitha burokracitë dhe kanë një akord total, ndërsa pritet që nesër në mbrëmje, ose të hënën në mëngjes, Hakimi të mbërrijë në Milano, ku do të kryejë vizitat mjekësore dhe do të prezantohet zyrtarisht si futbollist i Interit.

Klubi zikaltër dhe mbrojtësi maroken, mësohet se kanë arritur mes tyre shumë herët një marrëveshje për një kontratë 5-vjeçare me pagë prej 5 milionë eurosh në sezon, ndërsa kishte mbetur vetëm akordi me Realin, që u arrit plotësisht pasditen e sotme.

Ashtu siç bëhet e ditur nga Sky Sport, mes palëve është rënë dakord që transferimi të mbyllet brenda muajit qershor, pasi Reali dëshiron ta regjistrojë shitjen në sezonin 2019-2020, për të shmangur humbjet në bilanc.

Ishte pikërisht kjo arsyeja që u preferua oferta e zikaltërve para asaj të Manchester Cityt, që kishte ofruar më shumë, por që nuk mund të mbyllte negociatat, pa fituar më parë betejën me UEFA-n, që e ka përjashtuar për dy sezone nga kompeticionet europiane.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...