Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Sllovakia dhe Skocia presin 2 biletat e fundit për në Euro 2020, Serbia mbetet jashtë!

Sllovakia dhe Skocia janë dy skuadrat e fundit që siguruan një biletë për në Euro 2020, duke plotësuar kështu kuadrin e 24 skuadrave të kualifikuara për në Europianin e verës së ardhshme. Sllovakët kaluan në Belfast pas kohës shtesë me rezultatin 1-2 Irlandën e Veriut, ndërkohë që Serbia në mënyrë surprizuese mbeti jashte Euro 2020, pasi u mposht pas goditjes së penalltive me rezultatin 4-5 nga Skocia, me kohën e rregullt që përfundoi në barazim 1-1. Sllovakia ndërkohë në Belfast e pa veten shumë shpejt në avantazh me golin e Juraj Kuckas pas vetëm 17 minutash lojë, por pak para fundit të kohës së rregullt, Milan Skriniar shënoi në portën e tij duke e çuar ndeshjen në shtesë. Irlanda e Veriut për pak sa nuk realizoi përmbysjen e madhe, por shtylla i tha jo golit të Laferty dhe në shtesë në të 110-ën Duris realizoi golin e kualifikimit për Sllovakinë. Përsa i përket Serbisë, Jovic u duk sikur shpëtoi nderin e serbëve me atë gol të minutës së 90-të që çoi ndeshjen në shtesë, pas golit të bukur Christie që kaloi në epërsi britanikët. Por vetëm kaq për ballkanasit që u eliminuan pas goditjes së penalltive pasi per skocezët nuk gaboi asnjë, ndërkohë që Mitrovic humbi penalltinë deçizive që la jashtë Europianit Serbinë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...