Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Sllovenia zyrtarizon rikthimin e futbollit, buzëqesh Endri Çekiçi.

Sllovenia është shteti i radhës në Europë që i ka ndezur dritën jeshile futbollit. Federata ka gjetur akordin me autoritetet shtetërore dhe është zgjedhur data e rifillimit të kampionateve të lëna përgjysmë prej koronavirusit. Ndeshjet do të rinisin më 5 qershor.

Vendim është marrë edhe për gjysmëfinalet e Kupës. Këto duele do të luhen më 9 dhe 10 qershor, ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet mbrëmjen e 24 qershorit. Javën e ardhshme do të publikohen datat e ndeshjeve deri në fund të sezonit. Endri Çekiçi është futbollisti i vetëm shqiptar që luan në Prva Liga, aty ku po shkëlqen për të dytin sezon radhazi. Pogradecari i talentuar aktivizohet te skuadra që kryeson kampionatin slloven Olimpija Ljubljana. Çekiçi ka zhvilluar një sezon fantastik teksa numëron 10 gola të shënuar, 9 në kampionat dhe 1 në kualifikueset e Europa League.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...