Connect with us

Hi, what are you looking for?

Atletikë

Smajlaj në superformë, “vishet” sërish në ar

Izmir Smajlaj rrëmbeu një tjetër medalje ari duke u shpallur kampion në kërcim së gjati në Europianin e shteteve të vogla. Në garën e zhvilluar këtë të shtunë në Lichtenstein, Smajlaj arriti të regjistrojë rezultatin më të mirë mes 12 konkurentëve duke u konfirmuar në një formë shumë të mirë fizike e duke treguar dhe njëherë nivelin e tij të lartë. Smajlaj kërceu 7 metra e 90 centimetra duke kërcyer 23 centimetra më tepër se rivali i tij i vendit të dytë që ishte gjeorgjiani Lasha Gulelauri. Të gjithë kërcimet e realizuara me sukses nga atleti shkodran ishin më të mira se rivali i tij i vendit të dytë, ndërkohë që për një faull milimetrik nuk arriti të vendosë dhe një rekord të ri me 8 metra e 20 centimetra. Fitorja në këtë kampionat të vendeve të vogla është treguesi i formës së mirë të Smajlajt dhe në prag të Europianit të Atletikës që do të zhvillohet nga 7 deri më 12 gusht në Berlin të Gjermanisë.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...