Atletikë

Smajlaj premton medalje edhe në Europian, Ruli: Hyjmë në garë si kampionë

Izmir Smajlaj, rekordmeni absolut në Shqipëri në garat e kërcimit së gjati vazhdon të shkëlqejë edhe në arenën ndërkombëtare. Medalja e artë në Europianin e shteteve të vogla, të zhvilluar në Lihtenshtejn, ishte vetëm përgatitja përpara Kampionatit Europian që do të nisë në Berlin në muajin gusht.

Izmir Smajlaj

“Ishte gjysma e Europës, mora të artën mes 19 shteteve”.

Sipas Gjergj Rulit, kreut të Federatës së Atletikës, njëkohësisht edhe trajnerit të atletit shkodran, Shqipëria është me fat që e ka një sportist si Izmiri.

Gjergj Ruli

“Izmiri është një prej atletëve më të mirë në botë”.

Suksesi në Lihtenshtejn erdhi pas kërcimit 7 metër e 90 centimetër, rezultati jo më i mirë për atletin, që gjithsesi premton rekorde të tjerë.

Izmir Smajlaj

“Për mua ka rëndësi vendi i parë, jo rezultati”.

Trajneri Ruli tregoi edhe se Smajlaj shkoi fare pranë rekordit në garën e fundit ndërkombëtare, me një provë mbresëlënëse që u quajt e pavlefshmer për shkeljen e vijës.

Gjergj Ruli

“Izmiri është kampion Europe, po mbron titullin”.

Objektivi i Izmir Smajlajt tashmë është të rikonfirmohet si kampion Europe dhe besimi nuk mungon.

Izmir Smajlaj

“Shpresoj ta konfirmoj prapë veten”.

Po kaq optimist është edhe trajneri i kampionit të atletikës, që përveç besimit në synimet për medalje në Europianin e Berlinit, beson edhe se ky do të jetë viti i një tjetër rekordi.

Gjergj Ruli

“Po përgatitemi për Kampionatin Europian në Berlin”.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top