Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“S’më kishte ndodhur kurrë më parë”, Xavi i zhgënjyer nga tifozët

Barcelona triumfoi 0-1 në transfertën e vështirë në “San Mames” përballë Athletic Bilbao. Skuadra kryesuese e La Liga-s vuajti gjatë gjithë kohës, megjithatë arriti një triumf të rëndësishëm. Trajneri Xavi Hernandez e cilësoi si një finale sfidën e luajtur në tokën baske.

Edhe përballë Bilbaos ndodhi po e njëjta gjë. Luajtëm mirë deri në minutën e 75-të, më pas vuajtëm. Megjithatë fituam dhe ky është një tri pikësh i artë për ne. Por duhet të përmirësohemi në aspektin e lojës.

Kemi pasur dy ose tri raste të pastra në pjesën e dytë me Ansu Fati, Balde dhe Lewandowskin, por nuk realizuam. Përpara fillimit të ndeshjes u thashë lojtarëve se sfida me Bilbaon është një finale. Djemtë shfaqën personalitetin e duhur“.

LEXO EDHE:

Te Barcelona situata nuk është aspak e qetë, pas publikimit të skandalit në lidhjen me korrupsionin e arbitrave. Publiku vendas nuk i priti aspak mirë katalanasit dhe numri një i pankinës u shfaq i befasuar nga reagimi i tifozëve baskë.

Unë e respektoj publikun në ‘San Mames’. Ata më kanë trajtuar gjithmonë shumë mirë, por kjo atmosferë armiqësore ndaj Barçës më befason dhe më trishton. Nuk mendoj se është e mirë. Ne do të dëshironim të luanim një ndeshje më të qetë, por ky është ‘San Mames’.

Është e vështirë të fitosh këtu. Të gjithë janë të lirë, unë i respektoj opinionet, por ne po gjykohemi para kohe. Nuk kam çfarë të shtoj më shumë. Më trishton kjo situatë. Ne presim të luajmë futboll. Duhet të fokusohemi te ndeshjet. Jam krenar për ekipin tim“.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...