Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“S’më zë gjumi kur Milani humbet, stërvitem edhe gjatë mbrëmjeve”

Mike Maignan është siguria e Milanit. Kuqezinjtë kanë në përbërje një ndër portierët më të mirë në planet. Francezi është një garanci mes shtyllave, por edhe një lider i skuadrës së Stefano Piolit.

Në një prononcim për ESN Talks, 28-vjeçari, i cili mban edhe postin e titullarit te kombëtarja e Francës, theksoi se humbjet dhe pësimi i golave e lënë pa gjumë. Maignan ka një mentalitet të hekurt dhe gjithmonë kërkon më të mirën. Nga vetja dhe shokët e skuadrës.

Ne të gjithë duam të bëhemi më të mirët në profesionin tonë. Ky është objektivi. Të jesh portieri më i mirë në botë për një vit është e lehtë, por jo për disa vite radhazi.

Kjo është arsyeja pse duhet të punosh shumë në aspektin mental. Skuadra ime duhet të fitojë ndeshjen që ka, përndryshe është problem i madh…

Mua nuk më zë gjumi kur humbas ndeshjen apo kur pësoj gola. Hap kompjuterin ose iPa-in dhe shoh përsëritjet dhe rastet e golave. Analizoj çfarë bëra unë gabim, çfarë bëri ekipi gabim. Dhe si mund të mos e bëjmë ne atë gabim.

E bëj gjumin rehat vetëm kur fitojmë bindshëm dhe nuk kam pësuar gol. Zgjohem çdo mëngjes me dëshirën për të punuar fort.

Lexo edhe:

Shokët e mi të skuadrës janë kundërshtarët e mi në stërvitje. I dua shumë, por nuk dua t’i lejoj të më mposhtin. Nëse humbas në stërvitje do të thotë se diçka nuk shkon.

Shpesh çohem nga krevati ose divani në orën 11 të mbrëmjes dhe iki të bëj palestër në dhomën e ushtrimeve. E di qe ju duket çmenduri, po për mua është normalitet.

Lajme nuk lexoj, me vijnë ndonjëherë njoftime mbi emrin tim: a jam më i miri apo janë të tjerët më të mirët. S’më intereson fare, për mua puna vijon njësoj. Brenda meje e di kush jam.

Nëse mbrojtja ka gabuar, unë u flas dhe i them se si duhet ta kishin bërë. Shoh të gjithë fushën për të kuptuar se cila mund të jetë zgjidhja. Me duhen 2-3 sekonda për të marrë një vendim kur kam topin“, theksoi “gardiani” i Milanit.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...

La Liga

Valencia ndal Realin e Madridit në “Mestalla” në një barazim 2-2, ku protagonisti kryesor i ndeshjes bëhet gjyqtari Gil Manzano. Po luhej minuta e...