Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

S’mjaftojnë Reus e Haaland, Bayerni përmbys Dortmundin dhe kryeson i vetëm

Borussia e Dortmundit dhe Bayerni i Mynihut dhuruan spektakël në përballjen më të rëndësishme të javës së 7-të të Bundesligës, të cilën kampionët në fuqi të Gjermanisë e fituan me përmbysje 2-3. Është i njëjti rezultatin i regjistruar edhe në Superkupë, pak muaj më parë, dhe humbja e tretë radhazi e verdhezinjve përballë rivalëve bavarezë.

Marco Reus e ndezi këtë supersfidë në minutën e fundit të pjesës së parë, me një goditje të befasishme në zonë, i shërbyer nga Guerrero, por rezultati u barazua pa përfunduar pjesa e parë nga David Alaba, me një goditje të bukur në hyrje të zonës, ku Bayerni kishte fituar një faull.

Nuk mund t’i mungone listës së golashënuesve Robert Lewandowski, që devijoi me kokë topin drejt rrjetës pas krosimit të Lucas Hernandezit sapo nisi fraksioni i dytë. Sulmuesi polak ishte protagonist edhe në minutën e 80-të, kur asistoi Sanenë për golin e 1-3.

Talenti norvegjez i Dortmund, Erling Haaland, rihapi ndeshjen në minutën e 83-të, por vetëm kaq, pasi rezultati mbeti i pandryshuar, madje në shtesë Lewandowskit iu anulua një gol për pozicion jashtë loje, çka i kishte ndodhur edhe në minutën e 27-të, kur rezultati ishte 0-0.

Bayerni me këtë fitore rifiton i vetëm vendin e parë në renditje, ndërsa Dortmundi rrëshqet i treti, pas Leipzigut.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...