Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Snajperi” Messi “ekzekuton” Espanyolin në derbi

Lionel Messi një “snajper” me saktësi maksimale. “ylli” argjentinas realizoi 2 herë nga goditjet e dënimit në fitoren 0-4 të Barcelonës në derbin e Katalunjës me Espanyolin, duke u shndërruar në makth për portierin Diego Lopez.

31-vjeçari hapi dhe mbylli serinë e golave për “blaugranat”, ndërsa mes finalizimeve të tij e dërguan topin në rrjetë Dembele e Luiz Suarez, para se Oscar Duarte të shënonte golin e nderit për Espanyolin, që u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje milimetrik.

Më këtë dygolësh Messi shkon në kuotën e 11 finalizimeve në total, aq sa ka dhe Stuani i Gironas, por Messi është në krye pasi ka dhënë më shumë asiste.

Barcelona kryeson La Ligan me 31 pikë, duke përfituar nga barazimi 1-1 i Valencias me Sevillan, me ekipin andaluz që mbetet 3 pikë pas.

Në takimin tjetër të kampionatit spanjoll, Celta Vigo triumfoi 2-3 në fushën e Villarealit.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...