Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Sociedad fiton finalen baske dhe ngre Kupën, Bilbao pret shansin e dytë

Real Sociedad triumfon me rezultatin minimal 1-0 në finalen baske të Kupës së Mbretit ndaj Athletic Bilbaos dhe rikthehet të fitojë një trofe pas 34 vitesh mungesë.

E shtyrë vitin e kaluar për t’u luajtur me tifozë, finalja e Kupës së Mbretit për sezonin 2019-2020 nuk i hapi dyert për spektatorët as një vit më vonë, pasi u luajt mbrëmjen e djeshme në një stadium të boshatisur në Andaluzi.

Sfida në “Estadio de la Cartuja” ishte mjaft e luftuar nga të dy ekipet baske, por në fund ishte Real Sociedad që u largua nga Andaluzia me trofeun e Kupës, falë një goli të shënuar nga Mikel Oyarzabal në minutën e 63-të, pas ekzekutimit të saktë të një 11-metërshi.

Nga ana tjetër Athletic Bilbao del duarbosh nga kjo finale e parë, por dy javë më vonë do të ketë sërish mundësi të fitojë Kupën e Mbretit, pasi do të luajë finalen e edicionit 2020-2021 përballë Barcelonës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...