Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Sociedad ndalet nga Villareal, por ruan kreun!

Real Sociedad u mjaftua me një barazim 1-1 ndaj Villarealit në San Sebastian për të ruajtur kreun e renditjes në La Liga, edhe pse ky barazim mund të konsiderohet si një hap fals për baskët të cilët vinin pas 6 fitoresh rresht në La Liga. Dy golat e vetëm të kësaj sfide nga një për çdo skuadër u realizuan në pjesën e parë dhe u shënuan të dy nga pika e bardhë e penalltisë. Fillimisht Gerard Moreno kaloi në epërsi nëndetsen e verdhë ndërsa për Real Sociedad barazoi shifrat në të 33-ën Oyarzabal po me 11-metërsh, një rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund. Me pikën e marrë Sociedad u ngjit në kuotën e 24 të tillave, një më shumë se Atletico Madrid e vendit të dytë por Los Colchoneros kanë dy ndeshje më shumë për të zhvilluar. E ka nisur mirë këtë sezon edhe Villareali i Unai Emery që pas 11 javësh pozicionohet në vendin e 3-të me 20 pikë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...