Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Sokol Cikalleshi: Golat, fryte të punës sime

Dy golat e Sokol Cikalleshit shmangën humbjen e Osmanlispor ndaj Goztepes. Edhe pse e nisi ndeshjen nga stoli, sulmuesi kavajas tregoi se është një sulmues mjaft cilësor, mjafton të ketë mundësinë për ta treguar këtë. Në një lidhje direkte me “Zona Gol”, Cikalleshi tregoi emocionet e këtij dygolëshi, që shpreson ta ndihmojnë skuadrën të garën për mbijetesë.

“Jam i lumtur që kam ndihmuar ekipin të marrë pikë. Nuk është se po bëj ndonjë gjë të veçantë tani, por punoj në stërvitje dhe po i marr frytet në fushë. Golat ua dedikoj vajzës dhe gruas sime. Çdo gjë e arrij në fushë, është një shtysë më shumë për sukses. Duke qenë sulmues, pozicioni në fushë më bën të shënoj.”

I pyetur se pse trajneri shpeshherë nuk preferon ta aktivizojë nga minuta e parë, Cikalleshi komentoi:

“Ekipi nuk ka pasur rezultate dhe trajneri ka vendosur të bëjë ndryshime, pjesë e të cilave kam qenë edhe unë. Por sa herë më jepet rasti, bëj më të mirën time. Ajo që më shqetëson është se në çdo ndeshje që kemi duhet të marrim pikë pasi jemi në një pozicion jo të mirë. Unë do të dëshiroja të luaja dhe të ndihmoja me gola, por nëse trajneri e mendon kështu, janë zgjedhje të trajnerit. Për mua nuk ka asnjë lloj problemi”.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...