Premier League

Soksjaer, për merkaton: Paratë janë aty, por vetëm për lojtarët e duhur

Ole Gunnar Solskjaer pretendon se skuadra e tij, Manchester United, por vuan mungesën e disa lojtarëve cilësore, por nga ana tjetër e pranon se ende nuk mund të thotë me siguri se në janar do të bëhen përforcime. “Djajtë e Kuq” do të jenë para një provë të vështirë të dielën, kur të presin në “Old Trafford” rivalët e Liverpoolit.

Përpara përplasjes me skuadrën kampione të Europës, Solskjaer dha një intervistë për ish-shokun e tij të skuadrës, Gary Neville (Sky Sports), në terrenin e stërvitjes së United.

“Paratë janë aty, nuk mungojnë. Ne kemi parë disa lojtarë dhe jemi afër marrëveshjes me dy prej tyre, por nuk duam të nxitohemi e të marrin futbollistët jo të duhur. Paratë janë aty, për t’u forcuar në janar dhe në verë. Ne po planifikojmë dhe po kërkojmë. Jemi duke përcaktuar objektivat tanë në merkato.”

Solskjaer e ka të qartë se në janar mundësitë për të afruar lojtarët shumë cilësore, janë të pakta.

“Janari është një dritare e vështirë, por nëse ka lojtarë të disponueshëm dhe me çmimin e duhur, jam i sigurt që do të shpenzojmë. Mund të ketë disa lojtarë me përvojë që mund të vijnë dhe të ndihmojnë lojtarët më të rinj, varet kush është në dispozicion. Unë nuk të pranoj që të marr lojtarë me paga të mëdha dhe me vlerë të lartë të kartonit nëse nuk janë të duhurit për të gjithë grupin dhe për të ardhmen.”

Norvegjezi thekson më pas se, përtej mangësive, është i bindur që skuadra e tij ka potencialin për t’u ringritur dhe renditur në fund mes katër skuadrave më të mira në Premier League.

Drejtuesit e “Djajve të Kuq” mësohet se kanë në plan të afrojnë dy sulmues, dy mesfushorë qendre, një mbrojtës qendre dhe një mbrojtës të krahut të majtë. Ndër emrat e preferuar janë Mario Mandzukic i Juventusit, Moussa Dembele i Lyonit, si dhe Saul Niguez i Atleticos e James Maddison i Leicester City-t

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency