Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Solari sulmon Ronaldon: Modestia është virtyt i të mëdhenjëve!

Debat në distancë mes Cristiano Ronaldos dhe ish klubit të tij Realit të Madridit. Në krah të Los Blancos është rreshtuar edhe tekniku Santiago Solari  i cili gjatë konferencës së shtypit në vigjilje të sfidës së Championsit ndaj CSKA së Moscës i është kundërpërgjigjuar ashpër thumbimeve të portugezit 33-vjeçar. Deklarata me tone të ashpra e teknikut të klubit merengues erdhi pas krahasimit që Cristiano Ronaldo i bëri ambientit bardhezi ndaj dhomave të zhveshjes së madrilenëve, duke nënkuptuar një stad më të lartë të klubit torinez.

“Modestia është virtyt i të mëdhenjve dhe historia e Los Blancos dhe klima në dhomat e zhveshjes së Realit vërtetojnë se ky është një klub i madh dhe modest sikundër është dhe organika e tij aktuale. Vërtetë Cristiano mund të përfaqësojë historinë e afërt të klubit merengues, por mendimi dhe kimia e tij mbeten diçka personale.”

Pavarësisht momentit jo shumë pozitiv për Realin e Madridit, kjo skuadër ka rifituar vetëbesimin duke vazhduar serinë e fitoreve dhe duke ruajtur objektivin për të triumfuar në çdo kompeticion.

“La Liga apo Champions League? Jo vetëm këto, edhe Kupën e Mbretit dhe Botërorin për klube, këto janë aspiratat tona. Duam të fitojmë gjithçka, qëndrojmë koherent me historinë dhe objektivat tanë. Duhet të mbajmë të hapur opsionin për të fituar të gjitha kompeticionet ku impenjohemi dhe të japim maksimumin në çdo ndeshje që luajmë. Sigurisht që nuk është e lehtë të ruash të njëjtin nivel, me të njëjtat energji në çdo duel, por do të përpiqemi”.  

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...