Solidariteti ndaj refugjatëve ukrainas, Lewa: Bota e mahnitur nga populli im, çfarë më shkruajnë

Polonia është shteti që po përballet me valën e madhe të refugjatëve ukrainas, të cilët po detyrohen të braktisin atdheun si pasojë e bombardimeve ruse. Robert Lewandowski ka folur rreth humanizmit që po shfaqin bashkatdhetarët e tij.
Më pas futbolli, për të cilin nuk është aspak e lehtë të flitet në këto kohë. Polonia do të sfidojë fituesin e çiftit Suedi-Çeki për një biletë në Botërorin e Katarit dhe ylli i Bayernit beson te fitorja.
“Bota e admiron mënyrën se si po i ndihmojmë ukrainasit. Shumë faleminderit për të gjithë ata që po japin nga vetja e tyre për të ndihmuar refugjatët. Njerëz nga e gjithë bota më kanë uruar për solidaritetin e treguar nga populli im.
Botërori? Mendoj se është një moment i vështirë jo vetëm për mua, por për të gjithë. Ne jemi sportistë dhe aspekti sportiv është i rëndësishëm. Finalja e së martës është gjëja më e rëndësishme.
Kemi një staf të ri teknik, një trajner të ri, por e dimë potencialin tonë, gjithçka do të varet nga ne”, deklaroi goleadori dhe kapiteni i kombëtares polake.
Sa e njihni La Ligën?
Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...

