Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Solskjaer drejt rikthimit në pankinë, merr ofertë nga gjigantët belgë

Solskjaer drejt rikthimit në pankinë
Solskjaer drejt rikthimit në pankinë

Solskjaer drejt rikthimit në pankinë. Trajneri norvegjez është i papunë që prej nëntorit të vitit 2021, kur u shkarkua nga Manchester United, megjithatë së fundi emri i tij ka përfunduar në krye të listës së drejtuesve të Club Brugge.

Sipas mediave belge, Ole Gunnar Solskjaer është mes tre emrave favoritë për të zëvendësuar trajnerin Scott Parker në klubin e njohur, teksa mes palëve kanë nisur edhe kontaktet e para.

Lexo edhe:

Vetë Solskjaer e mirëpret një rikthim në pankinë, për të treguar edhe njëherë aftësitë e tij, që nuk pati mundësinë t’i shpalosë te Manchester United, ndonëse iu dhanë 18 muaj kohë.

Në karrierën e tij si trajner, Solskjaer numëron disa eksperienca, të cilat nisën me të rinjtë e Manchester United, vijuan me Molden në dy periudha të ndryshme, Cardiffin dhe në fund me skuadrën e parë të “djajve të kuq”.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...

Featured

Aksionet e familjes Halili te Tirana dalin në shitje. Zyra e Përmbarimit privat Albase ka shpallur daljen në ankand të 66% të aksioneve të...