Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Solskjaer: Haaland më pëlqen, është rritur shumë si futbollist

Ole Gunnar Solskjaer ka konfirmuar që Manchester United është i interesuar të nënshkruajnë me sulmuesin e Red Bull Salzburgut, Erling Haaland. Emri i norvegjezi është lidhur me një numër madh klubesh europiane javët e fundit, pas një fillimi mbresëlënës të sezonit, në të cilin ai ka shënuar 28 gola në 22 paraqitje në të gjitha garat.

19-vjeçari është një nga lojtarët më të kërkuar në të gjithë kontinentin dhe United duket se po e “shtron” rrugën për nënshkrimin e tij. Trajneri i “Djajve të Kuq”, Ole Gunnar Solskjaer e pranon interesin për Haaland.

“Ai është një lojtar që më pëlqen. Ne jemi në kërkim të lojtarëve të mirë gjatë gjithë kohës. Erling ka pasur një zhvillim të mirë, kështu që ai duhet të rritet më tej sido që të vendosë. Nuk kam nevojë të flas aq shumë për të, por ne si ekip gjithmonë kërkojmë lojtarë që mund të plotësojnë grupin.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...