Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Solskjaer i ka ditët të numëruara, “Djajtë e Kuq” do ta zëvendësojnë me “Baby Mourinhon”

Drejtuesit e Manchester United kanë piketuar Julian Nagelsmann si trajnerin e ardhshëm në “Old Trafford”. Mediet angleze raportojnë se “Djajtë e Kuq” prej kohësh kanë nisur të punojnë “nën rogoz” për të siguruar teknikun e ri dhe të shumëvlerësuar të Leipzigut.

Nagelsmann është vetëm 32 vjeç, por por drejton skuadrën e dytë në në Gjermani në nivele të larta. E ndërsa presioni është duke u ngritur te trajneri aktual i United, Ole Gunnar Solskjaer, drejtuesit e klubit anglez kanë nisur prej kohësh të mbledhin informacione për Nagelsmann, i cili e ka nisur punën e trajnerit që në moshën 20-vjeçare, pasi e la futbollit (luante me Augsburgun) për shkak të një dëmtimit të rëndë.

Për shkak të aftësive të veçanta që tregoi si trajner, mori nofkën “baby Mourinho”. Nagelsmann u bë trajneri më i ri në historinë e Bundesligës kur u emërua në krye të Hoffenheimin kur ishte vetëm 28 vjeç.

Rritja menaxheriale e Nagelsmann vijoi kur ai mori përsipër drejtimin e Leipzigut në qershor. Leipzigu aktualisht është i pesti në Bundesligë, vetëm dy pikë larg liderëve të Borussia Monchengladbach.

Nagelsmann është i lidhur me kontratë me Leipzigun deri në vitin 2023 dhe Manchester United po bën kujdesin e duhur për një nga “yjet” menaxheriale në rritje të futbollit evropian, ndërsa karriera e tij zhvillohet.

Ndërkohë, Solskjaer po ndjen presionin e shkarkimit, pasi skuadra e tij i bëri nisjen më të keqe sozinit në 30 vitet e fundit. Norvegjezi ka frikë se një humbje e mundshme në ndeshjen e radhës, pas pauzës për sfidat ndërkombëtare, në shtëpi ndaj Liverpoolit, mund të shënojë fundit e tij në krye të “Djajve të Kuq”.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...