Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Solskjaer: Ja lojtarët që më pëlqyen te Laçi

Ole Gunnar Solskjaer një emër që ende i shkakton makthe tifozëve të Bajernit të Mynihut. Sot nuk është më “the babyfaced assassin” i atij Manchesteri të frikshëm pavarësisht se ka ende atë fytyrë fëmijërore, edhe pse është 45 vjeç, por drejton një ndër skuadrat më të mira në Norvegji, Molden dhe në Europa League do të ketë përballë Laçin. Përvoja e ka mësuar të mos nënvlerësojë askënd edhe pse fitorja 3-0 në takimin e parë ia ka thjeshtësuar rrugën drejt kualifikimit

“Në futboll gjithçka mund të ndodhë, asgjë nuk ka përfunduar. Ne kemi ardhur këtu për të bërë lojën tonë. Në ndeshjen e parë treguam një pjesë të forcës tonë, ndërsa në këtë takim na janë kthyer edhe disa lojtarë që kanë qenë të dëmtuar. Është një ndeshje e rëndësishme”, tha Solskjaer.

Skandinavët nuk i kanë marrëdhëniet e mira me temperaturat e larta dhe zhvillimi i ndeshjes në orën 17:00 do të jetë një sfidë më vete për ekipin nordik.

“Moti i nxehtë është një sfidë për ne, por për fat të mirë edhe në Norvegji kemi pasur pak a shumë të njëjtin mot. Natyrisht 35 gradë është temperaturë e lartë dhe mund t’i krijojë lojtarëve vështirësi, por janë djem të rinj dhe do ia dalin. Në fund të fundit temperaturat janë të larta për të dy ekipet”, deklaroi trajneri i Moldes.

Solskjaer me mirësjellje vlerësoi maksimalisht edhe skuadrën e Laçit, duke e konsideruar si të rëndësishëm takimin ndaj kurbinasve.

Është një skuadër e vështirë për t’u thyer, një skuadër që i qëndron besnike fjalëve të trajnerit dhe për këtë e përgëzoj trajnerin e tyre. Në ndeshjen e shkuar, kur nisën të sulmonin na vendosën në vështirësi dhe krijuan disa raste. Ne shpresoj ta dominojmë lojën, por luajmë jashtë fushe dhe nuk është asnjëherë e thjeshtë”, deklaroi Solskjaer.

Megjithëse përqendrohet kryesisht tek ekipi i tij, sërish dy lojtarë të Laçit kanë tërhequr vëmendjen e trajnerit të Moldes. Fjala është për Myrto Uzunin dhe Gentian Selmanin.

“Mendoj se dy lojtarë të Laçit janë të një niveli vërtetë të mirë. Mund të përmend numrin 10, Uzunin dhe portierin Selmani, të cilët ishin mjaft interesantë”, tha trajneri i norvegjezëve.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...