Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Solskjaer kërkon përforcime, zbulohen dy objektivat e M.United

Manchester United i ka bërë një nisje aspak positive sezonit. “Djajtë e Kuq” për momentin ndodhen në vendin e 10-të në renditjen e Premier League me vetëm 9 pikë të grumbulluara pas 7 ndeshjesh. Largimet e Lukakut apo Sanchez në sulm, por mbi të gjitha dëmtimet e shumta, sidomos në repartin e avancuar, duket se kanë bindur drejtuesit që për të qenë më konkurues, duhet të investojnë më tepër. Për këtë, sipas mediave angleze, stafi drejtues i klubit ka vendosur që me hapjen e merkatos së janarit, të vendosin në dispozicion të trajnerit Solskjaer mbi 100 milionë euro. Objektivat janë të qartë, do të synohen afrimi i Sean Longstaff, mesfushorit të Newcastle dhe Moussa Dembele, sulmuesit të Lyon. Longstaff ishte një objektiv i “Djajve” edhe gjatë merkatos së verës, por kërkesat e larta të Newcastle bënë që tratativat të dështonin.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...