Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Solskjaer krenar për kualifikimin në Champions: Po krijojmë një grup dhe një kulturë spektakli!

Ole Gunnar Solskjaer i gëzohet kualifikimit të Manchester United në Champions League për sezonin e ardhshëm. Falë suksesit 0-2 në King Power Stadium në përballjen direkte ndaj Leicester, Djajtë e Kuq e mbyllën kampionatin në vendin e 3-të në kuotën e 66 pikëve dhe trajneri norvegjez është i lumtur për këtë arritje pasi me rikthimin e futbollit pas pandemisë United ka treguar fytyrën e saj të vërtetë.

“Jam i lumtur për faktin që kemi siguruar një vend në Champions League. Kemi rikuperuar shumë, ishim shumë pas në renditje, por ia dolëm të kapërcejmë shumë skuadra. Kemi treguar vazhdimësi dhe mentalitetin e duhur. Po ndërtojmë një grup dhe një kulturë spektakli, duhet të ndihemi krenarë. Iu thashë djemve që, pavarësisht se çfarë do të ndodhte sot, ne kemi fituar. Lojtarët kanë treguar cilësitë e tyre si grup, po dukemi gjithnjë e më shumë si Manchester United i vërtetë. Është krijuar një ambient shumë më i mirë se sa ka qenë“, u shpreh tekniku norvegjez.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...