Premier League

Solskjaer luan 2 finale për të qëndruar në stolin e M.United!

Pas barazimit 2-2 me Aston Vilën brenda në Old Trafford trajneri i Manchester United Ole Gunnar Solskjaer deklaroi se po shikon shenja të qarta përmirësimi te ekipi i tij, megjithatë për hir të së vërtetës faktet tregojnë një situatë krejt tjetër dhe hija e Mauricio Pochettino-s që u zëvendësua vetëm dy javë më parë pikërisht nga ish-trajneri i “djajve të kuq” Jose Mourinho, duket se po afrohet gjithmonë e më shumë pranë “Theatre of Dreams”. Nga “Teatri i Ëndrrave” Stadiumi Old Trafford duket se është shndërruar në “Theatre of Scream”, pra në Teatrin e Tmerrit për tifozët e “red devils”. Pavarësisht fjalëve shumë të bukura të 46-vjecarit norvegjez, pas cdo konference për shtyp, realiteti për United është vërtet shumë i hidhur dhe tani kundër legjendës së “djajve të kuq” po ngrihen dalëngadalë edhe tifozët më fanatikë të klubit. Rezultatet konfirmojnë gjendjen e vështirë që po përjeton ekipi dhe duke lënë mënjanë kualifikimin e United në Europa League “rekordmenët e Anglisë” janë duke vuajtur nga java në javë për të mposhtur kundërshtarë që i kanë mundur historikisht, pa kurrfarë vështirësie.

Është e vërtetë, fansat e shumtë të klubit kërkojnë që ekipi i tyre i zemrës të rikthehet sa më shpejt te lavdia e dikurshme, aty ku e ngjitën emra të tillë si Matt Busby apo Alex Ferguson, gjithsesi kohët kanë ndryshuar dhe rivaliteti në Premiership është rritur ndjeshëm. Tani nuk është më thjesht Arsenali, apo Neëcastle i Kevin Keegan-it që rivalizoi për një sezon, Blackburni i famshëm që fitoi titull në Premiership me një trajner si Kenny Dalglish apo dhe Liverpuli i Rafa Benitezit që i kundërshtoi “red devils” në luftën për titull vetëm për disa sezone. Krejt ndryshe nga periudha e artë e Fergie-t tani gjërat kanë ndryshuar dhe të gjithë klubet e tjerë konkurentë janë forcuar ndjeshëm në aspektin ekonomik.

Në njëfarë mënyre fajtorë janë vetë tifozët e klubit, që hodhën në rrugë një trajner si Jose Mourinho, fjalët e të cilit janë vërtetuar katërcipërisht në lidhje me gjendjen e vërtetë të klubit dhe fansat menduan për t’i dhënë timonin në dorë ish-trajnerit të Moldes Ole Gunnar Solskjaer, që kontributin e tij të vetëm në futbollin anglez ka rrëzimin e Cardiff City-t në Championship, pesë vjet më parë. Ish-futbollistët e famshëm të “djajve të kuq” kanë influencuar ndjeshëm në përkeqësimin e situatës duke e mbrojtur publikisht trajnerin nordik, ndërsa emra të tillë si Alex Ferguson dhe Bobby Charlton mendohet se kanë ndërhyrë personalisht si figura të larta dhe tepër të vlerësuara të klubit te administratori Ed Woodward për emërimin e tij. Rezultatet flasin qartë, që nga momenti i emërimit me kohë të plotë në 22 ndeshjet e tij, Solskjaer ka fituar vetëm 6 takime gjithsej në kampionat. Më saktë me 46-vjecarin nga Kristiansundi në drejtim United ka grumbulluar thjesht 26 pikë gjithsej në 22 ndeshjet e fundit në Premier League, e me një rendiment të tillë në mënyrë të kuptueshme ekipi është shumë më pranë zonës së ftohtë, se sa Zonës Champions.

Bën përshtypje buzëqeshja dhe qetësia me të cilën Solskjaer reagon përpara gazetarëve. Trajneri norvegjez në fillimet e tij nuk linte rast pa ngritur në qiell klasin e futbollistëve që kishte në dispozicion, ndërsa tani për hir të së vërtetës Solskjaer është një trajner që drejton një klub si United, por që fshihet pas të rinjve. Pas 14 javëve në këtë edicion “red devils” pozicionohen në vendin e nëntë, në kuotën e 18 pikëve. Sezonin e kaluar tifozëve iu bënte përshtypje diferenca e madhe që kishte Jose Mourinho me kreun, sidoqoftë tani duket sikur ekipin e ndan vërtet një humnerë me kreun, duke patur parasysh që Liverpuli kryeson në Premiership me plot 40 pikë. United është 8 pikë larg Chelsea-t që mbyll Zonën Champions dhe vetëm 6 pikë larg Southampton-it, që renditet në vendin e tretë nga fundi. Për shumë më pak u shkarkua një ndër trajnerët më të suksesshëm të mijëvjecarit të ri, Jose Mourinho, për më tepër Ed Woodward këtë herë zgjidhi qesen e parave të klubit dhe i bleu norvegjezit edhe Harry Maguire-n, të cilin e bëri në mënyrë absurde mbrojtësin më të shtrenjtë në planet, duke i paguar Leicester City-t plot 80 milionë stërlina, ndërsa për 50 milionë paund u afrua në gjirin e ekipit gjithashtu edhe mbrojtësi i djathtë i Crystal Palace-t.

Me Mourinho-n edicionin e kaluar në të njëjtën kohë ekipi kishte plot 8 pikë më shumë, ndërsa tani përpara në renditje United ka edhe klube si Sheffield United e Wolverhampton Wanderers. Në mënyrë absurde më shumë se sa “djajtë e kuq” kanë fituar gjithashtu edhe klube si Burnley e Crystal Palace. “Red Devils” kanë fituar vetëm 4 nga 14 ndeshjet e këtij edicioni në Premiership, në një kohë kur Leicester City, pikërisht ekipi që pranoi të largojë qendërmbrojtësin Harry Maguire për atë vlerë transferimi rekord klasifikohet në vendin e dytë, me plot 14 pikë më shumë se sa United. Kriza pra është e tmerrshme dhe gjërat nuk mund të shkojnë më keq për këtë klub, ndërsa tifozët që kërkuan me ngulm shkarkimin e Jose Mourinho-s ranë nga shiu në breshër.

Në njëfarë mënyre ky është poshtërimi që po përjeton gjithë ambjenti i “Djajve të Kuq”, pas idesë së çmendur për të imituar rezultatet e famshme të ish-trajnerit legjendar të klubit Alex Ferguson dhe refuzimi për t’u përballur me realitetin. Në kalendar qëndrojnë në radhë dy kundërshtarë si Tottenham Hotspur dhe Manchester City, dy ndeshje vërtet shumë të vështira, ku nëse do të mungojnë përsëri rezultatet atëherë drejtuesit nuk do të kenë më asnjë rrugëdalje tjetër, përveçse të shkarkojnë atë që dikur mbante me krenari nofkën “Baby Face Assasin”.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency