Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Solskjaer: Me dy-tri blerje, Manchester United pretendent për titullin

Ole Gunnar Solskjaer beson se Manchester United ka nevojë për dy ose tri blerje të reja për t’u konsideruar favorit për titullin e Premier League-s sezonin e ardhshëm. “Djajtë e kuq” rritën shpresat për një vend në zonën Champions me fitoren 2-0 ndaj rivalëve të Manchester City-t, të dielën pasdite, por ata mbeten tri pikë poshtë vendit të katërt dhe 37 pikë pas Liverpoolit kryesues.

Sidoqoftë, Solskjaer beson se United do të jetë në gjendje të konkurrojë për trofenë e Premier League-s sezonin e ardhshëm, nëse bën lëvizjet e duhura në gjatë merkatos verore.

“E ndiejmë se po përmirësohemi gjatë gjithë kohës. E dimë se na mungojnë një, dy apo tre lojtarë për t’u vlerësuar si pretendentë për titullin. Po mendojmë për ngjitjen e mëtejshme në klasifikim, por Chelsea dhe Leicester janë ende para nesh.”

Manchster United me fitoren në derbi ndaj City-t regjistroi ndeshjen e 10-të radhazi pa humbje në të gjitha kompeticionet (7 fitore dhe 3 barazime).

Pa kritikave të shumta për shkak të dështimit të vazhdueshëm në merkato, në “Old Trafford” kanë nisur të vlerësojnë afrimet nga vera së kaluar, si Harry Maguire, Aaron Wan-Bissaka dhe Daniel James. Edhe blerja e janarit, Bruno Fernandes, ka patur një impakt mjaft pozitiv në formacionin e Solskjaer.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...