Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Solskjaer në hall të madh, Rashford rrezikon dy muaj jashtë fushave!

Marcus Rashford mund të qëndrojë deri dy muaj jashtë fushave të lojës. Problemet në shpinë për sulmuesin e ri të Manchester United duket se ishin më të rënda nga c’menduan fillimisht mjekët e klubit, e për rrjedhojë edhe periudha e riaftësimit për 22-vjecarin pritet të jetë shumë më e gjatë. Rashford që në këtë edicion të Premier League-s në 22 ndeshje ka kontribuar me 14 gola dhe 4 asist për “djajtë e kuq” u përkeqësua pikërisht në sfidën e përsëritur, të raundit të tretë të Kupës së Federatës, mesjavën e kaluar ndaj “ujqërve” Ëolverhampton-it, ndeshje të cilën “red devils” e fituan 1-0, ku golashënuesi më i mirë i këtij sezoni për United u fut si zëvendësues në Old Trafford pas një ore lojë, për të lënë më pas fushën e lojës në pamundësi për të vazhduar pas vetëm cerek ore. Që pas triumfit me ëolves trajneri Ole Gunnar Solskjaer mori përsipër përgjegjësitë për dëmtimin e sulmuesit kryesor të skuadrës, megjithatë lajmi i përkeqësimit të situatës për 22-vjecarin u mësua vetëm pas disfatës 2-0 në “derbin e Anglisë” me Liverpoolin, në Anfield.

Sikur të mos mjaftonte dëshpërimi për humbjen e pësuar pikërisht nga rivalët e përjetshëm trajneri norvegjez konfirmoi gjithashtu edhe afatet e rekuperimit për numrin 10 të ekipit. Marcus Rashford u diagnostikua me dy fraktura stresi të ndara në pjesën e shpinës, dëmtim që do ta mbajë në mënyrë të sigurtë sulmuesin e ri jashtë fushave të lojës minimalisht për një periudhë prej 6 javësh dhe vetëm pas kësaj faze të domosdoshme mund të fillojë të stërvitet rregullisht me pjesën tjetër të skuadrës. Ole Gunnar Solskjaer deklaroi për televizionin e klubit se goditja që mori Rashford në duelin me “ujqërit” kërkon një periudhë pushimi nga 6 – 8 javë, fazë që pritet të shërbej fillimisht si periudhë rehabilitimi, ndërsa vetëm më pas mund të flitet për një datë të saktë, në lidhje me rikthimin në fushë për sulmuesin më të talentuar që ka në gjirin e ekipit trajneri nordik. Për hir të së vërtetës Marcus Rashford ka patur edhe më herët probleme të tilla me shpinën, madje 10 ditë më parë përpara takimit me Norëich City-n ai kishte vështirësi qoftë edhe për t’u mbështetur, probleme të cilat sipas trajnerit Solskjaer sulmuesi i United i ka kaluar përgjithësisht shpejt, sidoqoftë në këtë rast 46-vjecari norvegjez u nxitua, nga dëshira për të kaluar me cdo kusht Ëolverhampton-in në FA Cup, vendim që më pas i kushtoi numrit 10 të ekipit edhe praninë në duelin e ashpër Liverpool- United.

Deri tani Solskjaer kishte deklaruar se skuadrës i nevojiten mesfushorë, por pas dëmtimit të Rashford-it me shumë gjasa deri në fundin e muajit janar prioritet te United do t’i jepet pikërisht afrimit të ndonjë sulmuesi, megjithëse në krahun tjetër pritet që të ketë më shumë hapësira përpara pikërisht për 18-vjecarin Mason Greenëood, sulmuesin e ardhur nga Akademia e Klubit. Kurioz është fakti që për të njëjtin dëmtim ish-lojtari i Tottenham-it Jamie O’Hara në vitin 2010 qëndroi plot gjashtë muaj jashtë fushave të lojës. Ish-mesfushori i “gjelave të Londrës” i befasuar deklaroi se doktorët e klubit duhet të ishin në dijeni, për shkallën e dëmtimit dhe problemet në shpinë të sulmuesit, për më tepër vetë Marcus Rashford pak kohë më parë shpjegoi se ishte duke përdorur një lloj paisje për të shmangur dhimbjet dhe problemet në kurriz. Jamie O’Hara qartësoi se për një dëmtim të tillë nevojiten jo 6 javë sa c’ka deklaruar Solskjaer por minimalisht 3 muaj, për më tepër sipas tij sulmuesi mund t’i nënshtrohet gjithashtu edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi është i ri në moshë.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...