Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Solskjaer: Nuk zhvilluam ndeshjen perfekte, duam finalen!

MANCHESTER, ENGLAND - DECEMBER 29: Ole Gunnar Solskjaer the manager / head coach of Manchester United during the Premier League match between Manchester United and Wolverhampton Wanderers at Old Trafford on December 29, 2020 in Manchester, United Kingdom. The match will be played without fans, behind closed doors as a Covid-19 precaution. Photo by Sam Bagnall - AMA/Getty Images)

Manchester United mbetet një nga skuadrat favorite për të fituar trofeun në këtë edicion të Europa League. Djajtë e Kuq u konfirmuan si një prej ekipeve më të forta të kompeticionin edhe në transfertën e Los Carmenes ndaj Granadas ku triumfuan me rezultatin 0-2 në çerekfinalen e parë falë golave të Rashford dhe Bruno Fernandes. Në përfundim të sfidës trajneri i Djajëve të Kuq Ole Gunnar Solskjaer theksoi se Manchester United nuk shfaqi versionin e saj më të mirë në sfidën e parë ndaj Granadas edhe pse është me një këmbë në gjysmëfinale.

“Nuk ishte një mbrëmje perfekte. Morëm tre kartonë të verdhë dhe në ndeshjen e kthimit do të na mungojnë tre lojtarë Maguire, Shaw dhe McTominay. Gjithsesi, rezultati 0-2 është shumë i mirë. Nuk është e thjeshtë të vish në Spanjë dhe të sigurosh një rezultat pozitiv. Objektivi ynë është të fitojmë çdo ndeshje. Skuadra ime është e re, kështu që duhet të përmirësohemi akoma“, deklaroi trajneri norvegjez.

Sfida e kthimit që do të luhet të enjten e ardhshme në Old Trafford do të jetë thjeshtë një formalitet për skuadrën e Solskjaer që për të prekur edhe zyrtarisht për të dytin sezon radhazi fazën gjysmëfinale të Europa League duhet të menaxhojë fitoren 2-0 të arritur në Spanjë.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...